Site icon Telegrafi

Hyundai sjellë kositësen me 190 kuajfuqi (Video)

Nuk ka asgjë më të mirë, se një kositëse me motor motoçiklete

Kemi parë një kositëse të fuqishme nga Hyundai më 2014, por e reja është edhe më e kompletuar, transmeton Telegrafi.

Shumë mund të ndodhë në teknologji brenda pesë viteve, andaj është krijuar Mean Mower 2 , që është shumë më e avancuar.

Prodhuesi i makinave, ka bashkëpunuar me inxhinier motoçikletash dhe kompani që merren me agonomi, për të krijuar këtë kositëse që arrin shpejtësi më të lartë se 240 kilometra në orë.

Në një kohë kur shumë prodhues e kanë të limituar shpejtësi e makinave, që të mos lëvizin mbi 250 kilometra në orë, për shkaqe sigurie. Me 187.6 kilometra në orë, Mean Mower ka zënë rekordin para katër vitesh, si kositësja më e shpejtë ndonjëherë.

Për krijimin e versionit të ri, prodhuesi japonez ka bashkëpunuar me të partnerët e vjetër, ndërsa premton se do të sjellë një makinë shumë më të fuqishme.

Mean Mower V2 është e pajisur me të njëjtin motor motoçiklete 999cc nga Fireblade SP, që prodhon 190 kuajfuqi, që është dyfishi i kapacitetit të modelit paraprak.

Fal konstruktit minimal, peshon vetëm 70 kilogramë, duke e bërë që të lëvizë me një shpejtësi shumë të madhe.

Pos kositëse së avancuar, e ka shportën në pjesën e pasme për mbledhjen e barit, si dhe disa pjesë i ka të trashëguara nga traktorët e Hyundai. Ekspertët pretendojnë se mund t’i arrijë 145 kilometra në orë, që prej marshit të parë. /Telegrafi/

Exit mobile version