Shumë vetura ofrojnë sistemin e drejtimit me katër rrota, por funksioni i rrotave të Hyundai Mobion duket se kërkon një inxhinieri dhe teknologji më të avancuar.
Mobion mund të rrotullohet në vend, dhe të lëvizë rrotat e tij edhe anash, gjë që e bënë parkimin edhe më të lehtë.
Hyundai e quan këtë teknologji “në rrota”, duke përfshirë edhe motorin elektrik, frenimin dhe drejtimin.
Ky sistem është pjesë e një gjenerate të ardhshme të veturave, por duhet pasur parasysh që Hyundai ka punuar prej kohësh në këtë drejtim duke e shfaqur një version të ngjashëm të Mobion në Ioniq 5.
Por, përveç teknologjisë së rrotave, Mobion qëndron larg nga një Ioniq 5 edhe me ndriçimin e jashtëm, i cili mund të alarmojë drejtuesit e tjerë për kalimin e tij.
Gjithashtu, ai mund të projektojë imazhe në tokë përmes një spektri 360 gradë.
Duke marrë parasysh përfitimet praktike të një veture që mund të lëvizë anash ose të rrotullohet në vend, është e garantuar që do ta shohim atë muajve apo viteve në vijim, edhe pse ende nuk ka një datë të caktuar. /Telegrafi/