Site icon Telegrafi

Hyundai publikoi fotot e para të modelit të ri SUV Inster

Është një veturë elektrike nënkompakt nga segmenti “A”.

Hyundai publikoi të martën fotot e para teaser të modelit të ri elektrik, i cili do të quhet Inster.

Emri Inster rrjedh nga fjalët “intim” dhe “novator” dhe pasqyron evolucionin e emrit të modelit Casper të fuqizuar nga SUS.

Theksojmë se Hyundai Casper u prezantua në vitin 2021, si model ekskluzivisht për tregun korean.

Inster do të vendosë standarde të reja në distancën e drejtimit, teknologjinë dhe veçoritë e sigurisë, pretendon prodhuesi korean.

Fotot e para zbulojnë një profil të fortë, por kompakt SUV me drita dalluese LED gjatë ditës, sinjalizues me grafikë pikseluar dhe dritat e pasme që përcaktojnë dizajnin e modelit të ri.

Hyundai thotë se Inster ka një distancë maksimale të parashikuar prej 355 km (WLTP) me një karikim të vetëm të baterisë.

Vetura do të ketë premierën e saj botërore në International Mobility Expo në Busan, Koreja e Jugut, në fund të këtij muaji.

Përndryshe, Inster do të emërtohet si Casper Electric në Kore. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version