Site icon Telegrafi

Hyundai Pony Coupe Concept do rindërtohet për lansmim në vitin 2023

Vitin e ardhshëm, Hyundai do të ringjallë një nga automjetet e tij më të rëndësishme që nga themelimi i markës në vitin 1967.

Pony Coupe u zbulua për herë të parë në Motor Show 1974 në Torino për të promovuar Hyundai si një prodhues të pavarur, dhe në vitin 2023, ky model do të rindërtohet në bashkëpunim me shtëpinë italiane të dizajnit GFG Style.

GFG u themelua nga Giorgetto dhe Fabrizio Giugiaro. Pavarësisht nga mosha e tij, pamja retro e Pony Coupe ka ndikuar në shumë Hyundai moderne – duke përfshirë crossoverin Ioniq 5 dhe konceptin N Vision 74 – me përmasat e tij si origami dhe detajet gjeometrike, raporton Auto Express, transmeton Telegrafi.

Skicat e Hyundai Pony Coupe Concept

Duke folur për bashkëpunimin, Shefi Kreativ i Hyundai, Luc Donckerwolke tha: “Ne jemi absolutisht të emocionuar që mirëpresim Giorgetto dhe Fabrizio në Seul për këtë rast të rrallë dhe ne presim me padurim të bashkëpunojmë me ta dhe GFG Style në këtë projekt të jashtëzakonshëm dizajni”.

“ky projekt jo vetëm që  ka vlerë historike, por ai gjithashtu përfaqëson një shkëmbim ndërkulturor që mund të hapë rrugën për më shumë bashkëpunime në vazhdim”, shton ai.

Si një projekt i “posa lindur”, Pony Coupe Concept i vitit 1974 u krijua si pjesë e shtytjes së Hyundai drejt prodhimit masiv të automjeteve. Giorgetto Giugiaro krijoi pesë modele prototipe për të imagjinuar se si mund të dukej një makinë rrugore Hyundai. /Telegrafi/

Exit mobile version