Telegrafi

Hyundai po tërheq 239,000 makina “për shkak të rrezikut të shpërthimit të një pjese të rripit të sigurisë”

Hyundai po tërheq 239,000 makina në SHBA për shkak të problemeve të supozuara me rripat e sigurisë.

Madje, siç është thënë më tej, çështja ka të bëjë edhe me një shpërthim të rripave që mund të lëndojnë pasagjerët e automjetit.

Së paku deri më tani janë raportuar tre të lënduar, dy në SHBA dhe një në Singapor, përcjell Telegrafi.

Në një letër drejtuar prodhuesit korean të automjeteve, rregullatorët e qeverisë kanë thënë se një pajisje “që shtrëngon rripin në përgatitje për një përplasje” mund të shpërthejë pas vendosjes dhe të dërgojnë copëza në të gjithë automjetin.

Tërheqja, e cila zgjeron dhe zëvendëson tri tërheqje të mëparshme, përfshin 2019-2022 Accents, 2021-2023 Elantras dhe 2021-2022 Elantra HEV, ose automjete hibride elektrike. /Telegrafi/