Site icon Telegrafi

Hyundai nuk heq dorë nga motorët SUS: Do të zhvillojë një gjeneratë të re të motorëve me benzinë dhe naftë

Derisa veturat elektrike të bëhen më të përballueshme dhe të përdorshme, Hyundai do të vazhdojë të punojë në motorët me djegie të brendshme.

CarExpert pati mundësinë të fliste me Këshilltarin Teknik Ekzekutiv të Hyundai, Albert Biermann.

Birman u pyet për të ardhmen e motorit SUS dhe përgjigja ishte mjaft befasuese.

“Ne po vazhdojmë me gjeneratat e ardhshme të motorëve me djegie të brendshme dhe përgatitjet për emetime më të rrepta të shkarkimeve. Nuk kemi zgjidhje tjetër. Dua të them, ne nuk po heqim dorë nga motorët SUS, ne jemi një lojtar global. Në disa rajone të botës atje nuk ka infrastrukturë të disponueshme për automjetet elektrike”, tha ai.

Kjo është një situatë për të cilën flitet gjithnjë e më shumë – jo çdo rajon në botë është gati për revolucionin EV dhe shkalla e adoptimit të automjeteve elektrike ndryshon shumë nga vendi në vend.

Edhe pse disa shtete në SHBA dhe disa vende në Evropë dhe Azi po investojnë miliarda në infrastrukturën e EV, ka vende të tjera dhe rajone të tëra që ende nuk kanë filluar të instalojnë karikues.

Derisa veturat elektrike të bëhen më të përballueshme dhe të përdorshme, Hyundai do të vazhdojë të punojë në motorët me djegie të brendshme.

Hyundai me sa duket po zhvillon gjithashtu një gjeneratë të re motorësh për Evropën, që do të përmbushë standardet strikte Euro 7. /Telegrafi/

Exit mobile version