Site icon Telegrafi

Hyundai ndan imazhe ngacmuese të modelit të ri Ioniq

Hyundai fillimisht la të kuptohet për një SUV të madh elektrik të prezantuar në Auto Show 2021 në Los Angeles.

Bëhet e ditur se ne do të shohim një version prodhimi të EV muajin e ardhshëm.

Por, transportuesi me emetim zero ka pësuar një ndryshim emri pasi nuk do të quhet Ioniq 7.

Në vend të kësaj, ai do të quhet Ioniq 9, përcjell Telegrafi.

Grupi i parë i imazheve ngacmuese tregon formën e Ioniq 9 përpara debutimit të tij të madh në nëntor, me më shumë pamje paraprake që do të pasojnë në javët e ardhshme.

Në thelb, Ioniq 9 do të përdorë arkitekturën E-GMP.

Ndërsa për detaje të tjera, marka do të njoftojë ditëve në vijim. /Telegrafi/

Exit mobile version