Site icon Telegrafi

Hyundai lansoi SUV-in e tij plotësisht elektrik, Ioniq 5

Hyundai Motor lansoi të mërkurën SUV-in e tij të parë tërësisht elektrik Ioniq5 në Auto Expo 2023.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, automjeti sportiv tërësisht elektrik do të përshkojë 631 kilometra pasi të jetë i karikuar plotësisht, transmeton Telegrafi.

Ioniq 5 mund të karikohet nga 10-80 për qind në 18 minuta me një karikues DC 350 KW dhe në 21 minuta me karikues DV 150 KW, sipas një deklarate nga Hyundai.

Ioniq 5 është modeli i parë i Hyundai-t që ofrohet në një platformë të dedikuar të automjetit elektrik me bateri (BEV). /Telegrafi/

Exit mobile version