Në Detroid Auto Show, është prezantuar koncepti i një modeli të ri kamionçine që është pëlqyer dhe ka marrë shumë vëmendje nga publiku.
Kjo makinë e madhe, që ka dy dyer dhe pjesën e pasme të hapur për të transportuar mallra, është vendosur të hyjë në prodhim, transmeton Telegrafi.
Këtë e ka konfirmuar Dave Zuchowsi që është drejtues i njërit seksion të kompanisë.
“Pasi kërkesat dhe interesimi është i madh, kemi vendosura ta vëmë në prodhim këtë makinë”, ka thënë Zuchowski.
Por, nuk është dhënë asnjë informatë, se kur do të hyjë në prodhim, apo kur do të jetë në dispozicion të klientëve. /Telegrafi/