Shkathtësia e kësaj makine, pritet të jetë shumë më e madhe
Doli nga prodhimi vetëm para dy vitesh, ndërsa dallonte nga turma, për shkak të dizajnit shumë më të veçantë, transmeton Telegrafi.
Kjo nuk e ka ndaluar Hyundain, që të bëjë disa ndryshime në Kona edhe pse është mjaft e re.
Reporterët që merren me makinat e reja, kanë arritur ta shohin duke u testuar, sipër sipërfaqes së ngrirë të një liqe, që nuk dihet se ku ndodhet.
Në këtë formë, ky model jo vetëm se u testuar në një mot të ftohtë, por në një sipërfaqe të pafund që ishte e ngrirë, të cilën mund ta kryejnë vetëm veturat e shkathëta.
Përshpejtimi dhe frenimi në mënyrën sa më mirë të mundshme, është i domosdoshëm në një veturë, që do të sfidonte edhe sipërfaqet lëmuara.
Derisa nuk vërehen ndryshime të mëdha në dukje, pritet që në brendi të jetë fuqizuar me një motor shumë më të fuqishëm se ai që ndodhet në modelin aktual.
Lansimi i Hyundai Kona, mund të merr kohë, por pasi që nuk ka ndryshime të mëdha në dukje, mund ta shohim në Geneva Motor Show. /Telegrafi/