Site icon Telegrafi

Hyundai Ioniq pëson ndryshim stili dhe më shumë përparësi teknologjike (Foto)

Ky model pritet të del në shitje në Evropë, gjatë pjesës së dytë të vitit 2019

Është në treg për vetëm disa vite, teksa është shitur në më se 60 mijë njësi, por që tani prodhuesi korean ka vendosur t’ia ndryshoi stilin dhe t’i vë më shumë përparësi teknologjike modelit Ioniq, transmeton Telegrafi.

Në shikim të parë, bie në sy grilli me profile të pa rregullta, ka mbrojtësi shumë më të egra, si dhe linja në tërësis më të theksuara.

Dritat LED i janë ndryshuara në të dy anët, për t’ia ndryshuar pamjen, por edhe që t’ia rritë sistemin e ndriçimit. Ky model që del në shitje në Evropë, gjatë gjysmës së dytë të vitit 2019, është në dispozicion në tetë ngjyra.

Enterieri mbetet thuajse i njëjtë, por ka një monitor informues me 10.25-inch, që është i pari që po aplikohet nga Hyundai.

Ka pajisjen që merr urdhra me zë, si dhe Android Auto, Apple CarPlay dhe Hyundai Live Services. Paneli për ngrohje dhe ajrosje është ndryshuar krejtësisht, duke pësuar ndryshim shumë më të shkëlqyer.

Të gjitha versionet e modelit Hyundai Ioniq, janë të pajisura me teknologjinë SmartSense si pako standarde, që përfshinë paralajmërimin në rast aksidenti, përcjelljen e linjës dhe mbajtjen në kontroll të shoferit. /Telegrafi/

Exit mobile version