Hyundai Ioniq 6 do të lansohet së shpejti në Mbretërinë e Bashkuar dhe fillimisht do të arrijë me modelin special “First Edition”
Një numër i elementeve të veçanta të dizajnit e bëjnë First Edition që të dallohet nga Ioniq 6 i zakonshëm.
Për shembull, modeli special është i pajisur me rrota 20 inç me ngjyrë e zezë mat, mbulesa të zeza me shkëlqim në pjesën e përparme, anësore dhe të pasme, dhe kapakë të pasqyrave të krahëve me ngjyrë të zezë me shkëlqim, shkruan carscoops.com, transmeton Telegrafi.
Në pjesën e eksterierit në dispozicion do të jenë 4 ngjyra të ndryshme e t cilat quhen: Biophillic Blue Pearl, Serenity White Pearl, Nocturne Grey Metallic, and Gravity Gold Matte.
“Prekjet” unike t aplikuara te Ioniq 6 First Edition vazhdojnë edhe tek kabina dhe përfshijnë një interier me ngjyrë të zezë. Sediljet janë gjithashtu të veshura me një pëlhurë të veçantë Grey Tartan të frymëzuar nga koncepti Hyundai Propechy EV. Janë paraqitur edhe tapetat unikë të dyshemesë me pikat kryesore të Grey Tartan.
Hyundai Motor UK thotë se Ioniq 6 do të shitet me një numër “të kufizuar”, por nuk ka specifikuar se sa njësi të këtij modeli special do të prodhohen. Ajo që ne dimë është se rezervimet do të hapen më 9 nëntor dhe se klientët do të duhet të paguajnë 63,682 për këtë veturë elektrike.
“IONIQ 6 ka marrë tashmë një pritje jashtëzakonisht pozitive nga klientët dhe mediat me kombinimin e stilit të thjeshtë dhe performancës së automjeteve elektrike me distanca të gjata”, tha drejtori menaxhues i Hyundai Motor UK, Ashley Andrew. “IONIQ 6 First Edition u paraqet klientëve jo vetëm një specifikim unik, por edhe një mundësi për të siguruar një nga automjetet e para që arrin në MB”, shtoi tutje ai.
Hyundai Ioniq 6 gjithashtu do të shitet në modelet Premium dhe Ultimate në Mbretërinë e Bashkuar, por detajet dhe çmimet për këto modele nuk janë publikuar ende. /Telegrafi/