Hyundai ka testuar performancat e modelit të veturës së tyre më të shitur, Ioniq 5 tash e një kohë, por pa dhënë ndonjë specifikë.
I parë së fundmi në një seancë testimi të mbyllur për publikun në Nurburgring, padyshim se ishte vetura Hyundai Ioniq 5 në modelin e ri të veturës për të cilën kompania e emëroi edhe me shkronjën N, përcjell Telegrafi.
ArenaEv shkruan se kanë vetëm disa fotografi të veturës, por që mjaftojnë që të tregojnë se nuk është vetëm një veturë e zakonshme, nuk është vetëm një Ioniq 5 standard.
Duke parë fotot nga afër e shohim se ka rrota të mëdha, të paktën 21 inç, me goma të profilit të ulët.
Meqenëse Ioniq 5 N do të ketë motor të përbashkët me Kia EV6 GT, atëherë sipas të gjitha gjasave do të ketë edhe gomat e njëjta 255/40 R21. /Telegrafi/