Telegrafi

Hyundai i20 N me ndryshime të dukshme, derisa u shfaq në aksion sipër një liqeni të ngrirë

Kjo është makina, me të cilën Hyundai rivalizon me Ford Fiesta ST

Që kur Ford Focus ST u largua nga tregu, Hyundai e ka mbushur këtë hapësirë me Veloster N, ndërsa tani është duke punuar që ta plotësoi hapësirën e krijuar pas largimit nga tregu të Ford Fiesta ST, me lansimin e një i20 të ri, transmeton Telegrafi.

Në fillim të këtij viti, Hyundai e lansoi versionin bazë të kësaj makine, derisa ishte vetëm çështje kohe, kur do ta sjellë edhe në versionin e përformancës së lartë.

Makinën që duket se është gati për prodhim, Hyundai e ka shfaqur në aksion, sipër një liqeni të ngrirë diku në Suedi. Thierry Neuville është piloti profesionist që e voziste i20 N, ndërsa lëvizte edhe me shpejtësi të lart.

“Kam pasur një buzëqeshje të madhe në fytyrë, sepse vozisja edhe anash, ndërsa makina kishte qëndrueshmëri të madhe dhe nuk humbte kontrollin”, ka thënë Neuville.

Megjithëse ka disa shtresa kamuflazhi, vërehen ndryshime të dukshme në i20 N, ndërsa pritet të ketë pamje shumë më të mirë. /Telegrafi/