Site icon Telegrafi

Hysni Maxhuni: Hysi nuk është për titull

“Po gëzohem kur po e shoh Hysin duke kaluar nëpër këtë formë. Trajneri Fadil Ademi po bën punë të mirë, për çka e përgëzoj, e po ashtu edhe kryetarin e klubit. Së bashku ata po kontribuojnë në këto rezultate”, tha Maxhuni për Arenën.

“Jam krenar që kam punuar edhe unë me këtë ekip. Ndihem meritor, për faktin se me mua kanë luajtur për herë të parë në ekipin senior shumica e këtyre lojtarëve, të cilët deri atëherë ishin juniorë. Kurse, tani për mrekulli po punon trajneri Ademi, i cili meriton përgëzime. Nuk jam meritor i këtyre rezultateve, por e gjithë kjo është vazhdimësi e punës së mëhershme”, u shpreh Maxhuni, i cili megjithatë nuk e konsideron ish ekipin e tij si kandidat për titull. “Shkaku i fondit të varfër të lojtarëve cilësor, nuk e shoh kandidat për titull”, përfundoi Maxhuni. /Tribuna/Telegrafi/ 

Exit mobile version