Site icon Telegrafi

Hysni Hoxha: Dorëheqja ime ka të bëjë me mbi ngarkesën në punë

Kryetari i Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), Hysni Hoxha, ka konfirmuar për ORAinfo dorëheqjen e tij nga posti i kreut të këtij institucioni.
Hoxha ka thënë se dorëheqja e tij është e parevokueshme. “Kam dhënë sot dorëheqje dhe për këtë kam njoftuar institucionet më të larta të shtetit, duke filluar nga presidentja, kryeministri dhe Kuvendi”, ka thënë Hoxha.

Ai ka thënë se arsyet e dorëheqjes janë mbingarkesa në punë. “Shkaku kryesor i dorëheqjes sime është mbingarkesa në punë. Ne vazhdimisht kemi kërkuar që të rritet stafi i OSHP-së. Është dashur që OSHP të kompletohet edhe me dy anëtar, por kjo nuk ndodhi nga ana e Kuvendit. Gjithashtu gjatë kësaj periudhe kemi pasur vëllim më të madh të shqyrtimit të lëndëve me çka na është mbi ngarkuar puna”, ka thënë Hoxha.

Sipas tij, mbingarkesa në punë ka qenë e parezistueshme për shkak të ndikimit të kësaj edhe në shëndetin e tij. /ORAinfo/Telegrafi/

Exit mobile version