Ekipi bardh e kaltër, i cili po kalon momente të mira, synon që nga kjo përballje të fitoj tre pikë., Prishtina dëshiron fitoren për të dal e dyta në tabelë.
“Do të shkojmë të luajmë një lojë të hapur dhe pres prej gjithsecilit një angazhim maksimal dhe të kthehemi me rezultat pozitiv e kjo do të thotë se shkojmë për fitore”, ka thënë zëvendës-trajneri i Prishtinës, Fadil Berisha.
Ndërkohë, edhe trajneri i Hysit, Fadil Ademi synon që në këtë takim të marr tre pikë, dhe ta ruaj vendin e dytë në renditjen tabelore.
“Ndeshjet ndaj Prishtinës gjithmonë janë të vështira. Viteve të fundit kemi krijuar një rivalitet me ta, dhe ndeshje pritet me padurim nga shikuesit. Duke shfrytëzuar momentin e mirë në të cilën jemi në këtë takim synojmë fitore”, ka thënë Ademi.
Hysi gjendet i dyti në tabelë me 25 pikë të tubuara, dy pikë më shumë sesa Prishtina që renditet e treta. /Express/Telegrafi/
Raiffeisen Sueprliga –Xhiroja e 15-të
E diele
Drita-Feronikeli
Llamkos Kosova-Besa
Trepça-Fushë Kosova
Hysi-Prishtina
Hajvalia-Ferizaj
Të gjitha ndeshjet zhvillohen në ora 14:00