Ballafaqimi ndërmjet këtyre dy skuadrave është përshkruar me një lojë të dobët, ani pse është pritur lojë më e mirë, sidomos nga kryeqytetasit.
Nikoqirët që gjenden në fund të renditjes tabelore, ia dolën që përballë kampionit në fuqi të shkëpusin një pikë të vlefshme në garën për të siguruar ekzistencën në elitën e futbollit tonë.
S’ka gola në “Riza Lushta”
Pa gola ka përfunduar edhe derbi lokale i Mitrovicës ndërmjet Trepçës dhe Trepçës ’89. Ballafaqimi i rivalëve mitrovicas ka dhënë lojë të kënaqshme, por që munguan golat. Futbollistët e të dy skuadrave patën rastet e tyre, por që nuk ditën t’i konkretizonin.
Hysi mund Besën
Ndërkohë, Hysi ka treguar se nuk është rastësisht në pjesën e epërme të tabelës, pasi që në udhëtim mundi Besën e Pejës me rezultat 0-2.
Të përzgjedhurit e Fadil Ademit në duel me pejanët kanë treguar performancë mjaft të mirë duke arkëtuar tri pikë të vlefshme në garën për kreun e tabelës. Yll Prekopuca pas 25 minutave lojë solli në epërsi skuadrën nga Merdara prej 0-1, ndërkohë, golin e dytë për mysafirët e realizoi Hajdari (88). /Kosovapress/Telegrafi/
Raiffesien Superliga / Java e 11-të:
Rezultatet:
Fushë Kosova-Prishtina 0-0
Besa-Hysi 0-2
Trepça-Trepça ’89 0-0
Dje
Ferizaj-Ferronikeli 0-0
Drenica-Drita 3-0
Llamkos Kosova-Hajvalia 1-0
Tabela:
1.Llamkos Kosova 21
2.Hysi 21
3.Ferizaj 19
4.Drenica 17
5.Prishtina 17
6.Hajvalia 14
7.Trepça ’89 14
8.Drita 13
9.Besa 13
10.Trepça 13
11.Feronikeli 10
12.Fushë Kosova 8.