E para, për të dëshmuar se nuk kanë qenë të rastësishme dy fitoret rresht ndaj kampiones Prishtinës (2:1) e nënkampiones Trepça ’89 (2:0), e dyta t’ia shkaktojnë humbjen e parë këtë edicion ekipit gjilanas, dhe e treta, të marrin kreun e renditjes. Por, për të arritur fitoren trajneri i Hysit, Fadil Ademi, thotë se futbollistët e tij duhet goxha të djersitin fanellën.
Ndeshja ndërmjet Hysit e Dritës zhvillohet sot në ora 16:00 në Merdar dhe i takon xhiros së gjashtë të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll. Aktualisht Hysi është në pozitën e dytë me dhjetë pikë, kurse Drita zë vendin e pestë me shtatë pikë. Lider është Llamkos Kosova me 12 pikë. /Koha/Telegrafi/