Në pjesën e parë kanë dominuar mysafirët, por nuk kanë arritur ta dërgojnë topin në rrejt. 45 minuta e parë përfunduan me rezultat të barabartë 0:0.
Kurse, në pjesën e dytë ekipi i Hysit ishte më i mirë, pasi realizuan dy gola. Fillimisht Fiton Hajdari kaloi në epërsi ekipin vendas 1:0, në minutën e 52-të.
Kurse, në minutën e 67-të Sadri Ademi ka shënuar autogol, duke ngritur epërsinë e vendasve në 2:0.
Me këtë fitore skuadra e Hysit ka tubuar 10 pikë derisa ngjitet në vendin e dytë në renditjen tabelore. Kurse, Trepça ’89 mbetet në kuotën e 7 pikëve. /Express/Telegrafi/