Site icon Telegrafi

Hysi befason, kush ka ‘lekë’ vazhdon

“Mendoj që skuadra më stabile e kësaj pjese të garave ka qenë Llamkos Kosova, pasi që nuk ka pasur oscilime. Ky klub bashkë me Ferizajn mund të ndjekin titullin deri në fund, ndërsa befasia e kësaj pjese të parë është Hysi”, deklaroi Sejdiu, duke përmendur tutje rëndësinë jetike që ka afati kalimtar sipas tij. “Pa marrë parasysh rezultatet e pjesës së parë, gjithçka do të varet nga tregu i futbollistëve.

Ajo skuadër që përforcohet dhe që shpenzon më shumë, sigurisht që mund të luftojë deri në fund për vendin e parë”. Mitrovicasi flet tutje edhe për formën e dobët të Prishtinës dhe Trepçës ’89. “Prishtina ka pasur gjithmonë individë të mirë, ndaj ka fituar edhe kur nuk ka luajtur mirë. Kjo skuadër ka potencial, ndaj mund të këndellet në vijim. Një gjë e tillë vlen edhe për Trepçën ’89, problemet e të cilës më çuditin, pasi që në të kaluarën nuk kemi hasur në këso probleme”, përfundoi Sejdiu, i cili nuk drejton 89-shin që nga xhiroja e pestë, pas disfatës nga Hysi në udhëtim. /Tribuna/Telegrafi/ 

Exit mobile version