Drita dhe Drenica do të ndeshen në mesjavë në kuadër të xhiros së 19-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll.
Kjo ndeshje është mjaft shumë e rëndësishme, sepse pikët për të dy skuadrat janë të rëndësishme pasi që Drita synon të futët në garën për titull të kampionit, derisa drenicasit më të gjitha forcat po ‘luftojnë’ që ta sigurojnë mbijetesën në rangun më të lartë të futbollit tonë.
“Drita ka skuadër mjaft të mirë, luan futboll të mirë, por edhe ne jemi përgatitur mjaft mirë për ndeshjen e së martës”, ka thënë të dielën për KosovaPress, Hyseni.
“Ne kemi një grup të lojtarëve mjaft të mirë. Kemi kapacitet dhe jemi të motivuar që nga ky udhëtim të dalim me rezultat pozitiv. Mendoj se Drenica është e gatshme t’i përgjigjet cilësdo skuadër dhe në çdo ndeshje skuadra jonë kërkon maksimumin e pikëve”, deklaroi ai.
Drenica aktualisht renditet në pozitën e 11-të me 17 pikë të tubuara, kurse Drita zë vendin e katërt me 29 pikë, gjashtë me pak se lideri i tabelës, Prishtina. /Telegrafi/