Site icon Telegrafi

Hyseni takohet me diplomatin Reeker, thotë se roli i SHBA-së në këtë proces është i pazëvendësueshëm

Skënder Hyseni, Koordinatori shtetëror, është takuar në Bruksel me Ndihmës -sekretarin Kryesor për Evropë dhe Euroazi në Departamentin Amerikan të Shtetit, Philip Reeker.

Ai përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se me Reekerin është biseduar rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi.

“Gjatë këtij takimi shumë të përzemërt, me ambasadorin Reeker bëmë një bisedë të hapur rreth zhvillimeve në Kosovë dhe rajon, me theks të veçantë në dialogun e rinisur midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Krahas BE-së, theksova se roli I SHBA-ve në këtë proces është i pazëvendësueshëm.”

“Mirëprita përkushtimin e palëkundur amerikan në përkrahje të dialogut dhe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë me ne përgjatë gjithë këtij procesi, në përkrahje të fuqishme për një marrëveshje të drejtë, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse’, ka shkruar ai.

Exit mobile version