Site icon Telegrafi

Hyseni, Suarezi i Prishtinës

Në fakt, loja e Kreshnik Lushtakut ishte më e dalluara, pasi që edhe futbollistët e tjerë të Prishtinës shkëlqyen në duel me Llapin.

Por, përpos lojës së Lushtakut, duartrokitjet e shikuesve nuk kanë munguar as për Berat Hysenin, i cili e realizoi golin e dytë prejse u kthye në klubin për të cilin kishte luajtur edhe më herët.

Gjatë gjithë ndeshjes, Hyseni i ka shkaktuar telashe të mëdha mbrojtjes kundërshtare, ndërsa tifozët e krahasonin me sulmuesin e Barcelonës, Luis Suarez. Ai thotë se ka lindur për fanellën bardh e kaltër.

“Dikush është i lindur që të luaj në Prishtinë dhe mendoj që unë jam! Besoj që njëjtë do të vazhdojmë me këtë ritëm e me këtë sukses edhe në ndeshjet e ardhshme, sepse tash më kemi arritur formën e duhur”, ka thënë Hyseni, për Zëri i cili me lojën që e shfaqi përballë llapjanëve dëshmoi se meriton vend në ekipin e titullarëve, përkundër konkurrencës së fortë në repartin sulmues.

Exit mobile version