Telegrafi

Hyseni: S’lejojmë destabilizimin e vendit

Ministri Hyseni thotë se s’duhet të lejojmë që vendi të shndërrohet në një vend, në të cilin koktej molotovi përdoret si mekanizëm për arritjen e qëllimeve politike.

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, ka bërë me dije se incidentet e fundit, pavarësisht kontekstit dhe motiveve, janë duke i shqetësuar qytetarët.

Ai ka thënë se policia është duke i hetuar rastet e djegieve të veturave zyrtare dhe ka disa pista dyshimesh.

Në një intervistë për ‘Epokën e Re’, Hyseni ka deklaruar se institucionet e sigurisë po angazhohen në pajtim me ligjin për të mbrojtur rendin, qetësinë publike dhe pronën publike e private.

Hyseni ka hedhur poshtë akuzat se koalicioni qeverisës po e përdorë policinë për qëllime politike.

Ai ka thënë se veprimet e dhunshme po dërgojnë mesazhe negative për Kosovën në botë dhe sipas tij, po ndikojnë edhe në procesin e liberalizimit të vizave.