Telegrafi

Hyseni se përfill vendimin e Qeverisë: Blenë telefona mobil (Dokument)

Ministri i Punëve të Brendshëm (MPB), Skënder Hyseni, ka shkelur vendimin e Qeverisë së Kosovës, duke blerë telefona mobil për stafin e tij.

Ministria të cilën e udhëheqë Skënder Hyseni ka blerë telefona mobil në vlerë prej 8466 euro, transmeton ORAinfo.

Për këtë gjë, kjo ministri ka përfunduar edhe procedurat ë prokurimit.

Sipas njoftimit të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), këtë javë MPB-ja ka përzgjedhur kompaninë “Mobi Gega” për furnizim me telefona mobil.

Në këtë aktivitet të prokurimit kanë aplikuar 4 kompani, përderisa oferta më e shtrenjtë ishte në vlerë prej 8 mijë e 814 eurove.
Këto blerje janë bërë në kundërshtim më vendimin e qeverisë e cila në fund të vitit të kaluar kishte marrë vendim që të kursej 14.5 milionë euro, nga ndalja e blerjeve të veturave, blerja e kompjuterëve/ laptopëve, telefonave mobil dhe pajisjeve të tjera të ngjashme. /ORAinfo/Telegrafi/