Site icon Telegrafi

Hyseni priti në takim lamtumirës Çejkun

Edhe një herë në këtë takim, ministri Hyseni, shfrytëzoi rastin për të falënderuar diplomacinë e Shqipërisë për ndihmën e madhe dhe të vazhdueshme që ka dhënë në konsolidimin e shtetit të Kosovës, e posaçërisht ndihmën për vendosjen e misioneve të para diplomatike të Kosovës në botë.

Hyseni po ashtu i vlerësoi lart përvojat e bashkëpunimit me Çejkun dhe gjithë stafin diplomatik të Shqipërisë në Republikën e Kosovës.

“Roli i të gjitha vendeve që e kanë mbështetur Kosovën ka qenë shumë i rëndësishëm, mirëpo roli i Shqipërisë ka qenë dhe mbetet i veçantë”, theksoi ministri Hyseni duke kërkuar që ky bashkëpunim të mbetet edhe në të ardhmen. /Telegrafi/

Exit mobile version