Kandidati i PDK-së për kryetar të Podujevës, Hajredin Hyseni ka premtuar ndërtimin e inkubatorit biznes që të ndihmojë bizneset e reja.
“Qysh në fillim të mandatit tim do të krijoj një inkubator biznesi i cili do tu ndihmojë të rinjve për të hapur vende të ndryshme pune. Do të krijojmë një fond nga komuna për t’i mbështetur këto nisma. Inkubatori i biznesit ka shumë gjasa që të bëhet”, ka thënë Hyseni në debatin në RTV Dukagjini. /Telegrafi/