Telegrafi

Hyseni për raportin e DASH-it: Kosova bëri punë të madhe, por jo mjaftueshëm

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ka folur për Raportin e DASH-it për trafikimin me qenie njerëzore në Kosovë, ku tha se edhe pse raporti i djeshëm i DASH-it vazhdon ta rangojë Kosovën në të njëjtën pozitë, atë të dytën, ku janë dhe shumë vende të BE- së, njihen dhe përpjekjet në raport dhe puna e madhe që është bërë.

Hyseni tha se bazuar në këtë raport, kërkohet që vendi të bëjë edhe më shumë në fushën e prokurorisë dhe gjyqësisë, në ndjekjen e rasteve të veçanta dhe të bëhen veprime që shkelësit, kriminelet e identifikuar ne trafikim me qenie njerëzore të marrin dënimin e merituar.

Ministri Hyseni ka lavdëruar punën e ministrisë që ai udhëheqë, derisa është zotuar në përmbushjen e 9 rekomandimeve të nënvizuara në raportin e DASH-it.

Hyseni ka pranuar se nuk është bërë aq sa duhet në luftimin e kësaj dukurie, gjë që sipas tij ka ndikuar që Kosova të rangohet në mesin e vendeve që nuk kanë përmbushur kërkesat e konventave ligjore.

“Nuk qëndrojnë komentet që Kosova s’ka bërë punë. Kosova ka bërë punë të madhe por jo të mjaftueshme për të mos e parë veten ne grupin e vendeve që nuk përmbushin kërkesat e konventave ligjeve. Unë iu siguroj që MPB mbi të gjitha të agjencionet civile ekziston përkushtimi që kjo çështje te trajtohet”, tha Hyseni.