“Këtu nuk ka asgjë me realitetin, thjeshtë janë vetëm spekulime, pasi që unë edhe më tutje jam lojtarë i Teteksit”, shtoi sulmuesi, duke demantuar ndonjë ndryshim të klubit gjatë afatit kalimtarë të janarit. Sulmuesi ferizajas bile ka thënë se as nuk është takur me ndonjë zyrtarë të ekipit të Ferizajt. “Jo që do të jem lojtarë i Ferizajt, por mund të them se as që jam takuar me dikend nga klubi dhe të diskutoj kalimin tim në Ferizaj.
Ferizaj pas një pjese të shkëlqyeshme të pjesës vjeshtore në Superligën e Kosovës ka mbetur njëri prej pretendentëve për titull të kampionit dhe kjo ka bërë që klubi të interesohet për përforcime të reja dhe me lojtarë me përvojë. Hyseni edhe më parë ishte pjesë e Ferizajt, klub ky që e kishte promovuar si futbollistë, Ai ishte larguar nga ekipi ferizajas në vitin 2004 drejt ekipit shqiptarë të Maqedonisë, Renova.
Gjatë karrierës së tij ai ka luajtur nëpër eki[e dhe liga të ndryshme të futbollit, por asnjherë nuk ishte kthyer në futbollin kosovar. Sulmuesi 30 vjeçar më herët ka veshur fanellën e ekipeve si Ethnicos Ahnas (Qipro), Milano, Teteks, Shkëndija, Bregallnica dhe Rabotniçki (Maqedoni), si dhe Gramozi (Shqipëri). /Zëri/Telegrafi/