Sulmuesi ka treguar se momentalisht është i përqendruar te Ferizaj dhe se pas përfundimit të kampionatit do të vendos për të ardhmen.
“Nuk kam marrëveshje me Trepçën ’89. Krejt janë vetëm spekulime. Do ta respektoj deri në fund klubin, ku jam duke luajtur dhe fillimisht do të bisedoj me Ferizajn e pastaj me klubet tjera”, ka thënë Hyseni për “Epokën e re”.
Sulmuesi aktual i Ferizajt, ka bërë me dije se e ardhmja e tij mund të jetë në futbollin shqiptar. Hyseni në të kaluarën ka luajtur për skuadrën e Trepçës ’89, Trepçës dhe Prishtinës. /Telegrafi/