Site icon Telegrafi

Hyseni: Nuk ka bazë ligjore që Thaçi të mbahet nën arrest

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ka folur për arrestimin e Komandantit të Policisë në Rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaqi edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni i cili ka shprehur se nuk ka bazë ligjore për që të mbahet nën arrest.

“Është e papranueshme që në listat e Interpolit të jenë njerëz që kanë marrë pjesë në luftë”, theksoi ministri Hyseni.

Skënder Hyseni, tha se janë koordinuar përpjekjet përmes kanaleve diplomatike që të arrihet që komandanti i Policisë të lirohet sa më shpejt.

Exit mobile version