Site icon Telegrafi

Hyseni merr pjesë në takimin e Forumit të Salzburgut

 

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Skender Hyseni ka udhëtuar në Vjenë me ftesë të ministrit të Brendshëm të Hungarisë, Sandor Pinter dhe atij të Brendshëm të Austrisë, Wolfgan Sobotka, si dhe ministrave të Mbrojtjes të Çekisë, Stropnicky dhe atij të Austrisë Doskozil, për të marrë pjesë në takimin e Salzburgut dhe bashkëpunimit të Evropës Qendrore në fushën e mbrojtjes.

Siç njoftohet nëpërmjet një komunikate për media temë e  konferencës është migrimi, përkatësisht këmbimi i pikëpamjeve rreth menaxhimit më të mirë të asaj që quhet rruga e Ballkanit Perëndimor.

Exit mobile version