Site icon Telegrafi

Hyseni merr mbështetje nga Franca në luftën kundër korrupsionit

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ka pritur sot në takim ambasadoren e Francës në Kosovë, Maryse Daviet.

Me këtë rast ministri Hyseni e falënderoi ambasadoren për angazhimin në avancimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, sidomos bashkëpunimit në luftimin e krimit të organizuar.

Hyseni vuri në dukje angazhimet që ka bërë Ministria e Punëve të Brendshme në luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit, luftimin e terrorizmit dhe plotësimin e kritereve që kanë dalë nga procesi i liberalizmit të vizave.

Ndërsa ambasadorja Daviet vlerësoi bashkëpunim me institucionet e Kosovës dhe sigurisht që edhe në të ardhëm shteti francez do të përkrahë Kosovën në anëtarësimin në organizata të rëndësishme ndërkombëtare.

Ministri Hyseni kërkoi përkrahjen e shtetit francez për vizat në Parlamentin Evropian dhe në këshillin e BE-së, në nivel të ministrave të brendshëm.

Exit mobile version