Ish-ushtari i UÇK-së, dhe humanisti Adnan Hyseni, ka njoftuar se janë mbledhur mjetet e nevojshme për Afrora Shala, e cila është e prekur nga një sëmundje e rëndë.
Hyseni përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se 10 vjeçarja nga Prizreni sot do të udhëtojë për operim Turqi.
“Edhe iniciativën humane për 10 vjeçaren nga Prizreni po e mbyll me sukses dhe nga ky moment po i urojmë nga thellësia e shpirtit Afrore Shala paç fatin dhe mbështetjen e Zotit në mjekim dhe operim inshalla me sukses”, tha ai.
“Me besim Zot, ky udhëtim që bërë ti sot drejt Turqisë të jetë mundësi e fitores ndaj betejës së padrejtë falë sëmundjes se rëndë (Tumorit) e cila fatkeqësisht e padrejtësisht te ka godit në kokën tënde”.
“Jam mirënjohës dhe falënderues ndaj të gjithëve që iu përgjigjen kërkesës time Humane edhe në këtë fast dhe bashkërisht e arritëm mundësinë që ti të udhëtosh për operimin e jetës nëTurqi. U kthefsh me fitore ndaj sëmundjes e gëzofsh familjen po edhe të gjithë shqiptaret kudo në botë”, shkroi në fund./Telegrafi.