Telegrafi

Hyseni: Kosova ka dëshmuar se mund ta luftojë ekstremizmin dhe radikalizmin

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni në një ligjëratë para studentëve të Universitetit Amerikan në Kosovë tha se Kosova ka dëshmuar se mund ta luftojë ekstremizmin dhe radikalizmin.

Ai tha se këto dy dukuri nuk njohin vende, regjione e njerëz të caktuar, por sipas tij Kosova ka dëshmuar se është e aftë t’i luftojë, raporton Telegrafi.

“Nuk mund të them që jemi vend imun ndaj radikalizmit kur kemi pasur shumë qytetarë që kanë shkuar në luftërat e huaja”, tha ministri.

Sipas tij, Qeveria dhe ministria që e udhëheqë kanë bërë punë të madhe për të ndaluar shkuarjen e qytetarëve të Kosovës në luftërat e huaja.

Ai ka thënë se duhet të sigurohen që personat që kanë shkuar në këto luftëra nuk do ta shtrijnë radikalizmin edhe tek njerëzit tjerë këtu. /Telegrafi/