Site icon Telegrafi

Hyseni: Kjo është Prishtina e vërtetë

“Kjo është Prishtina e vërtetë, ajo Prishtinë që duan të shohin të gjithë. Sot të gjitha i bëmë në mënyrën më të mirë dhe ashtu siç ishim marrë vesh para ndeshjes dhe këtë e tregoi edhe rezultati i arritur”, tha për Zërin, Berat Hyseni, autor i dy golave bardhekaltër, me të cilët ai arriti në shifrën e katër golave të shënuar këtë sezon.

Goditjet përfundimtare për Besën erdhën në minutat fundit të pjesë lojës së parë, kur së pari ajo mbeti me një lojtar më pak në terren, u përjashtua Florent Papuqi, për shkak të kartonit të dytë të verdhë dhe goli i tretë prishtinas i shënuar sërish nga sulmuesi Hyseni.

“Besoj se do të vazhdoj të shënoj edhe me tutje dhe që fitoret e Prishtinës të vazhdojnë. Jam i bindur se nuk do të ketë më rënie të ekipit, por ai do të jetë në nivelin duhur dhe marrë ato rezultate që i meriton”, shtoi Hyseni. /Telegrafi/ 

Exit mobile version