Site icon Telegrafi

Hyseni kërkon nga Italia ta ndihmojë për anëtarësim në INTERPOL

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.

Në një njoftim për media, thuhet se ministri Hyseni e ka njoftuar ambasadorin për progresin dhe punën që është bërë në Kosovë, në forcimin e rendit dhe ligjit në Kosovë.

“Ministri ka veçuar angazhimin e përbashkët të dyja vendeve sa i përket bashkëpunimit në luftimin e krimit të organizuar në përgjithësi dhe në veçanti në veprimet konkrete që janë bërë sidomos në parandalimin dhe luftimin e terrorizmit”, thuhet në njoftim.

Ai ka kërkuar nga Italia, që ta mbështesë në anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.

Ndërsa ambasadori i ri i Italisë, Piero Cristoforo Sardi, tha se bashkëpunimi i mirë mes dy vendeve do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Exit mobile version