Telegrafi

Hyseni: Kemi siguruar transportin për qytetarët e Gjilanit që kanë të drejtë vote në Serbi

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar se kanë siguruar transportin për qytetarët e kësaj komune që kanë të drejtë vote në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 17 dhjetorit në Serbi.

Përmes një postimi në Facebook, Hyseni ka bërë thirrje për mobilizim “për të vazhduar betejën për të vërtetën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës”.

Lexo po ashtu Serbia me dy evidenca të votuesve në Kosovë

“Ju njoftojmë se komuna e Gjilanit ka siguruar transportin për të gjithë ju që jetoni e veproni në Gjilan, për në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 17 dhjetorit në Serbi”, ka shkruar ai.

Më tej, kryetari i Gjilanit ka thënë se për informata shtesë, qytetarët duhet të drejtohen tek Zyra për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc në kuadër të komunës së Gjilanit.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi do të mbahen më 17 dhjetor. /Telegrafi/