Deputetja e LDK-së, Alma Lama në pyetjen parlamentare të saj ka pyetur ministrin e Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni se sa është zbatuar ligji që parandalon pjesëmarrjen e qytetarëve në luftërat e huaja.
Me këtë rast, ministri Hyseni ka theksuar se më gjuhën e numrave brenda periudhës 1 vjeçare që ka bërë ligji që ka hyrë në fuqi janë ngritur 33 kallëzime penale.
“Ligji ka prodhuar konsekuenca shumë pozitive sepse po e përmbyllim pothuaj muajin e 10 ku nuk është shkuar asnjë qytetar nga Kosova për në luftërat e huaja. Duke përjashtuar kështu edhe dy tentime që i ka parandaluar Policia në muajin nëntor dhe dhjetorë”, ka thënë Hyseni. /Telegrafi/