Site icon Telegrafi

Hyseni Durmishi: Juve, media të pushtetit – zvarrë do t’ju dërgojmë në burg

Drejtori i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, Hysen Durmishi, përmes një postimi të tij në Facebook ka thënnë se me Klanin Pronto do të vjen fundi edhe i disa mediave!

“Ju media të pushtetit a po mendoni ndonjëherë që i vie fundi edhe këtij pushteti kriminal. I vie fundi edhe këtij pushteti të Klanit Pronto. Do të ju vie fundi edhe juve bashk me ta. Mos mendoni se harrojmë. Më e pakta që duhet ta mendoni është që zvarrë do të nxjerrim e do të ju dërgojmë në burg o kriminel. Mos na lëndoni më shumë o të pështirë. Nuk ju falim kurr kriminel!” (sic.), ka shkruar Durmishi në profilin e tij në Facebook.

Exit mobile version