Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni ka prit në takim ushtruesin e detyrës së shefit të EULEX-it në Kosovë, Bernd Thran.
Në këtë takim u bisedua lidhur me gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Kosovë, që u vlerësua nga bashkëbiseduesit se ekziston një situatë e qetë dhe e sigurt në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Po ashtu në këtë takim u bisedua lidhur me vazhdimin e mandatit të EULEX-it në Kosovë, për fushat e bashkëpunimit që ka ky mision me institucionet e sigurisë në Kosovë, ku dihet që shumicën e aksioneve operacionale policia e EULEX-it i bënë në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës.
Ministri Hyseni premtoi përkrahjen e tij për misionin e EULEX-it dhe theksoi se Ministria e Punëve të Brendshme do të jetë e gatshme sa herë që kërkohet nga ky mision që ta mbështesë në ruajtën e rendit dhe sigurisë në vend dhe në luftimin e krimit të organizuar. /Telegrafi/