Site icon Telegrafi

Hyseni dhe Ferrarese bisedojnë për gjendjen në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni priti në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Andreas Ferrarese, me të cilin biseduan për gjendjen e përgjithshme në Kosovë, me theks të veçantë në fushën e  sundimit  të rendit dhe ligjit.

Bashkëpunimi në mes të Republikës së Kosovës dhe  Republikës së Italisë u vlerësua lartë dhe i  frytshëm në fusha të ndryshme, e sidomos u nënvizua suksesi i aksionit të përbashkët kundër ekstremizmit.

Ambasadori Andreas Ferrarese, e vlerësoi  lartë punën e Ministrisë Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës.

Ambasadori italian, Ferrarese siguroi ministrin Hyseni për mbështetje të vazhdueshme të Qeverisë së Italisë, në fushën e sigurisë si dhe avancimin e bashkëpunimit të të dyja vendeve. /Telegrafi/

Exit mobile version