Njëri nga sulmuesit më të rrezikshëm në Kosovë në vitet e fundit ka pasur disa probleme fizike, mirëpo tani forma e tij është në ngritje e sipër.
Ai në një prononcim për Telegrafin ka folur për ndeshjen e radhës ndaj Trepçës ’89, si dhe formën e tij.
“Ndeshja me Trepçën ’89 do të jetë mjaftë e vështirë. Skuadra jonë është në formë të mirë dhe besoj që do të arrijmë fitore”.
“89-shi janë në krizë të rezultateve dhe nga kreu tanimë janë në pozitën e pestë dhe presioni është mbi ta, pasi që kanë shpallur hapur ambiciet për titull”, ka thënë Hyseni për Telegrafin.
“Te Hajvalia kam gjetur një grup mjaft të mirë të lojtarëve dhe një shtab teknik të shkëlqyer. Jam këqyr shumë vonë, pas fillimit të kampionatit dhe forma ime fizike asnjëherë nuk e ka arritur kulmin. Besoj që ky sezon do të shkoj kështu, ndërsa në të ardhmin do të shihni një tjetër Berat”, nënvizoi ai. /Telegrafi/