Kampioni vjeshtor në Kosovë, Trepça ’89 ka vazhduar ta përforcojë skuadrën.
Pasi ditë më parë bënë një transferim të bujshëm duke rikthyer në skuadër Argjend Mustafën nga Skënderbeu, 89-shi ka forcuar edhe fazën ofensive.
Talenti mitrovicas, Hasan Hyseni ka lënë Trepçën për t’iu bashkuar rivalit lokal Trepça ’89.
Lajmin e ka bërë zyrtar faqja zyrtare e klubit mitrovicas duke i uruar mirëseardhje Hysenit.
Hyseni iu bashkua 89-shit në një marrëveshje afatgjate dhe do të udhëtojë me klubin drejt Antalyas për fazën përgatitore. /Telegrafi/