Telegrafi

Hyseni: Askush nuk mund të garantojë se s’mund të ketë sulme terroriste, por po punojmë që mos të ndodhin

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni në një ligjërata para studentëve të AUK-it duke folur për ekstremizmin dhe radikalizmin tha se askush nuk mund të garantojë se nuk do të ketë sulme terroriste, por sipas tij po punojnë që një gjë e tillë të mos ndodh.

Duke folur për radikalizmin dhe ekstremizmin, Hyseni tha se institucionet e sigurisë e kanë parandaluar një sulm që ishte planifikuar të ndodhte në një ndeshje futbolli në Shqipëri, raporton Telegrafi.

Ai tha se Kosova ka bërë progres të madh në parandalimin e këtij fenomeni.

Ministri i Punëve të Brendshme tha se Kosova ka një polici profesionale dhe sipas tij është policia më e përgatitur në rajon.  /Telegrafi/