Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skënder Hyseni ka thënë se vonesa e anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL, po pengohet nga aplikim i Palestinës.
“Shqyrtimin e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në INTERPOL e ka komplikuar aplikimi i Palestinës”, ka thënë Hyseni në debatin e organizuar nga Lëvizja FOL, transmeton Telegrafi.
Hyseni ka theksuar se Kushtetua e INTERPOLI e obligon organizatën që të procedojë kërkesat e shteteve anëtare.
Më tej ministri ka theksuar se shumë herë kanë kërkuar nga shtet anëtare të INTERPOL-it që janë aleat të Kosovës, që flet-arrestet e lëshuar nga Serbia mos të ekzekutohen./Telegrafi/