Site icon Telegrafi

Hyseni ankohet për referim

“Arsyeja që kalova ishte se skuadra në atë kohë luftonte në dy fronte, për kupë dhe titull. Ferizaj mbetet në garë për titull, por kjo varet edhe nga shumë faktor, si motivi i kryesisë për të qenë sa më afër ekipit me motive shtesë”, tha Hyseni në një bisedë për Sporti1.

Sulmuesi tregon se atmosfera në mesin e lojtarëve është shumë e mirë. “Atmosfera është shumë e mirë, sepse tash realisht futbollistët po e shohin se Ferizaj është afër një qëllimi që të stoliset me titull kampioni, për kryesinë nuk dua të flas, ata besoj e shpresoj që do ta kuptojnë këtë dhe të jenë më afër skuadrës me obligime”.

Hyseni mendon se edhe referimi është një faktor që nuk është në nivelin e duhur. “Referimi nuk është në rregull, sepse ata po dëmtojnë ekipet në secilën ndeshje, përndryshe mendoj se kampionatin po luhet fer pa kalkulime mes ekipeve deri tash”.

A do të vazhdojë prishtinasi me ferizajasit edhe më tutje. “A do të qëndroj tash për tash nuk e di, jam duke menduar të shëroj lëndimin sa më parë dhe të jam i gatshëm për ekipin, për tjerat mbetet të shihet. Ndoshta nuk është koha tash në këtë kohë të përgjigjem për këtë, ndonëse kryesia më ka ofruar kushtet, le të mbetet kjo për më vonë, detyra ime është të jam i gatshëm dhe të ndihmoj ekipin”. /Sporti1/Telegrafi/ 

Exit mobile version