Telegrafi

Hyseni, Ahmetajt: Nëse i keni numrat, pse të zvarritet krijimi i institucioneve

Anëtari i Vetëvendosjes, Hydajet Hyseni ka thënë se faji për krijimin e situatës politike në vend nuk mund t’i hidhet kryesuesit, Adem Mikullovci.

“S’mund t’i ketë fajet kryesuesi në një vend që e bllokojnë partitë politike”, ka thënë Hyseni, njofton Klan Kosova.

Sipas tij për krejt ngecjen fajin e ka koalicioni PAN, që siç pohon ai ka braktisur seancën konstituive.

“PAN e kishin rastin por nuk morën pjesë në mbledhje dhe as në seancë”, ka deklaruar ai në Info Magazine.

“Zgjidhja nuk është bllokimi por respektimi i procedurës”, ka vazhduar më tej.

Hyseni i është drejtuar Ahmetajt nga PDK, duke i thënë se nëse janë të sigurt në votat për krijimin e institucioneve atëherë pse po e zvarrisin procesin.

“Nëse jeni të sigurt që i keni numrat pse të zvarriteni”

“Përgjegjës për bllokim kësaj radhe janë PAN”, ka shtuar ai.