Pas aventurës me Pejën dhe Bashkimin e Prizrenit në kampionatin kosovar, Hysenagolli e parashikon edhe vitin e ardhshëm jashtë Shqipërisë.
“Për momentin jam pushim. Në përfundim të sezonit, ofertat nuk më kanë munguar nga kampionati kosovar dhe them se do të luaj sërish atje. Ndërsa në Shqipëri nuk kam asnjë plan të rikthehem”, tha për gazetën panorama, Endrit Hysenagolli, i rikthyer prej ditësh në Tiranë në pritje të prologut të edicionit të ardhshëm.
Në kampionatin e Kosoves ai ka qenë një aset me kontributin e dhënë, ndaj dhe ofertat në adresë të tij nuk reshtin. /Tribuna/Telegrafi/